Hir dhe Dashuri

01 janvier 2007

1 janar

1 janar-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Zanafilla 1:1-3:24}  {Studim i shpejte:#Zanafilla 1:1-2:25}

“Ate vit hengren frytet e vendit te Kanaanit.” {#Jozeu 5 :12}

Bredhjet e lodhshme te Izraelit moren fund,dhe prehja e premtuar u arrit.Jo me tenda te zhvendosura,gjarperinj te zjarrte,Amalekite te eger,dhe shkretetire e frikshme :ato erdhen te toka qe rrjedh qumesht dhe mjalte,dhe ato hengren prej grurit te tokes.Ndoshta kete vit,lexues I Krishter i dashur,ky mund te jete rasti yt ose i imi.E ardhmja ne horizont eshte e gezueshme,dhe nese besimi ushtrohet,do te te jape nje kenaqesi te paster.Te jesh me Jezusin ne prehjen qe mbetet per popullin e Zotit eshte me te vertete nje shprese e gezueshme,dhe te presesh kete lavdi kaq shpejt eshte nje lumni e dyfishte.Mosbesimi dridhet prane Jordanit qe akoma rrjedh midis nesh dhe tokes se mbare,por le te jemi te siguruar se kemi tashme perjetuar me shume sprova se sa vete vdekja do  mund te na shkaktonte.Le te largojme tutje çdo mendim te frikshem,dhe le te gezohemi me nje gezim teper te madh,me mendimin se kete vit do te fillojme te « jemi perhera me Zotin. »

Nje pjese e ushtrise kete vit do te qendroje ne toke,te kryej sherbimin per Zotin e tyre.Nese ky do jete risku yne,nuk ka arsye pse teksti i Vitit te Ri te mos jete i vertete akoma. « Ne qe kemi besuar hyjme ne kete prehje. »Fryma e Shenjte eshte kapari i trashegimise sone ;Ajo na jep « lavdi e filluar ketu poshte. »Ne qiell ato jane te sigurte,dhe po ashtu jemi ne te ruajtur ne Krishtin Jezus ;atje ato triumfojne mbi armiqte e tyre,dhe ne kemi fitore gjithashtu.Shpirtrat qiellore gezojne shoqerim me Zotin e tyre,dhe kjo nuk na mohohet ;ato prehen ne dashurine e tij,dhe ne kemi paqe te perkryer ne Te :ato i kendojne himne lavdise se tij,dhe eshte privilegji yne gjithashtu qe ta bekojme.Kete vit ne do te mbledhim fryte qiellore ne dheun e tokes ku besimi dhe shpresa e kane bere shkretetiren si kopshti i Zotit.Njerezit hengren me te vertete ushqimin e engjejve ne kohet e vjetra dhe pse jo tani ?Oh le te ushqehemi per hir te Jezusi,dhe keshtu te hajme prej frytit te tokes se Kananit kete vit !

1 janar-mbremje

« Ne do te kenaqemi dhe do te gezohemi te ti. »  {#Kantiku i kantikeve 1 :4}

Ne do te kenaqemi dhe do te gezohemi te ti.Ne nuk do ti hapim dyert e vitit notave te dhembshme te trombones por melodive te embla te harpes se gezimit dhe tingullit te arte te cimbaleve te harese. « Oh eja,le ti kendojme Zotit :le ti ngreme shkembit te shpetimit tone nje ze te gezueshem. »Ne,te thirrurit dhe besniket dhe te zgjedhurit do te flakim tutje dhembjet tona dhe do ngreme lart flamujt e mirebesimit ne emrin e Zotit.Te tjeret le te vajtojne mbi trazirat e tyre,ne qe kemi drurin embelsues ne pellgun e hidhur te Mares me gezim do te madherojme Zotin.Fryme e Perjetshme,Ngushelluesi yne i efektshem,ne qe jemi tempujt ne te cilin Ti banon,nuk do te pushojme kurre te te adhurojme dhe te te bekojme ne emrin e Jezusit.Ne jemi te vendosur qe Jezusi te kete kuroren e kenaqesise se zemres sone ;ne nuk do te çnderojme dhendrin tone duke qene te zymte ne pranine e tij.Ne jemi te caktuar te jemi kengetaret e qiejve,le te perserisim himnin tone te perjetshem perpara se ta kendojme ate ne oborret e Jeruzalemit te Ri.Ne do te kenaqemi dhe do te gezohemi :dy fjale me nje kuptim,gezim te dyfishte,bekim mbi bekim.A ka nevoje te kete ndonje kufi gezimit tone ne Zotin edhe tani ?A nuk i duket njerezve te hirit Zoti i tyre te jete i parfumosur dhe çfare arome me te mire akoma ata do kene ne vete qiellin ?Ne do te kenaqemi dhe do te gezohemi ne Ty.Fjala e fundit eshte mishi ne pjate,berthama e arres,shpirti i tekstit.O çfare qiejsh jane te shpalosur ne Jezusin !Cfare lumenjsh lumnie te pafundme kane burimin e tyre,po dhe çdo pike te plotesise se tyre ne Te.Perderisa,O Zot Jezus i embel,ti je risku i pranishem i popullit tend,na favorizo kete vit me nje ndijim te tille te çmueshmerise tende qe prej dites se tij te pare deri ne diten e fundit te mund te kenaqemi dhe te gezohemi ne Ty.Le te hapet Janari me gezim ne Zotin dhe dhjetori te mbyllet me hare ne Jezusin.

Posté par alban12 à 01:38 - - Commentaires [0] - Permalien [#]